22 nëntor 2010

Juve synon Karim Benzema për sulmin

Nëse më parë ishte thjesht një ide, tashmë Karim Benzema është një përforcim i nevojshëm për Juventusin. Dëmtimi i Amaurit ka bërë që bardhezinjtë të kërkojnë një sulmues, duke “shënjestruar” lojtarin e Realit të Madridit. Mediat italiane pretendojnë se kanë nisur kontaktet e para mes drejtuesve të klubeve, por situata nuk është e thjeshtë. “Merengue” vështirë se do të huazojnë një lojtar që ka kushtuar 30 milionë euro, ndërsa për Benzema interesohen edhe Mançester Junajtid e Aston Vila.