
Stafi mjekësor i Juves mendon se lëndimi i 30-vjeçarit është serioz, ku mund të jetë përfshirë edhe dëmtimi i ligamentit.
Sipas faqes zyrtare të klubit, ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konstatuar saktësisht dëmtimin dhe për të caktuar kohëzgjatjen e mungesës së tij.