
“Kjo është një ligë e baraspeshuar dhe mjaft e vështirë. Futbolli është më pak dinamik dhe më i ngadalshëm se në Gjermani (ku ka luajtur me Schalken)”.
“Kundër një skuadre të fortë si Juventusi, përqendrimi ynë doemos të jetë në maksimum në çdo moment. Ne po stërvitemi intensivisht që të kemi vazhdimësi dhe të fitojmë më shumë pikë”, ka thënë braziliani për genoacfc.it.