
Pos këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, mesfushori kosovar këtë edicion po përcillet edhe nga një numër i madh skuadrash të tjera të famshme evropiane. Për Shaqirin interesim kanë treguar edhe Barcelona, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Hamburg, Lazio e Genoa.
Shaqiri në edicionin e shkuar u inkuadrua në ekipin e parë të Baselit nga juniorët dhe pati një edicion të shkëlqyer. Falë paraqitjeve të mira u ftua edhe në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010" nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Ai këtë edicion po e dëshmon veten edhe në Ligën e Kampionëve ku vetëm në ndeshjet e fazës grupore ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asistime për bashkëlojtarët te Baseli, me të cilin klub stinorin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën e Spanjës, ndërsa vet fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Zvicër.
Mesfushori kosovar deri më tani ka regjistruar edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen zvicerane dhe ka shënuar një gol dhe kjo kundër Anglisë në ndeshjen eliminatore për "Euro2012", të zhvilluar në shtator të këtij viti.