Torino, 24 nëntor - Portieri Gianluigi Buffon është kthyer në stërvitje te skuadra e Juventusit, njoftojnë mediumet italiane të martën.
Buffon 32-vjeçar mungoi për gjashtë muaj shkaku i dëmtimit të shpinës dhe pritet të rikthehet në portë gjatë muajit janar.
"Buffon ka nisur stërvitjet me Juventusin dhe është rikthyer më i fortë se kurrë.
Ai beson se në muajin janar do të jetë plotësisht i gatshëm për t'i ndihmuar Juventusit", ka thënë agjenti i tij, Silvano Martino.
Buffonin këtë edicion në portën e Juves e ka zëvendësuar italiani Marco Storari.