26 nëntor 2010
Juventusi pranë Mario Gomes, Neymar preferon bardhezinjtë
Bepe Marrota dëshiron të sjellë në Torino me çdo kusht një sulmues me vlerë në janar dhe lista e kandidatëve është duke u ngjeshur akoma më shumë. Pista më tërheqëse dhe e rëndësishme është ajo që të dërgon tek francezi Karim Benzema, por të arrihet t'i merret Real Madridi në formë huazimi duket një marrëveshje pothuajse e pamundur. Më e lehtë është ndërkohë të arrihet tek argjentinasi Maksi Lopez, siç ka konfirmuar edhe administratori i deleguar i Katanias, Pietro Lo Monako, për gazetën italiane 'Corriere dello Sport': "Marrota është një mik dhe njihemi prej disa vitesh, në momentin kur do të kryente një ofertë konkrete do ta marrim në konsideratë. Por, një gjë është e qartë: nuk kemi ndërmend të kryejmë skonto…". Sytë janë fokusuar edhe tek Alesandro Matri që luan për Kaljarin, edhe se për bomberin kaljaritan duket se është Milani në avantazh. Bëjnë të shpresosh për mirë, ndërkohë, deklaratat e sulmuesit të ri Neymar nga Brazili: "Propozimi i bardhezinjve është ai që më pëlqen më shumë: Juventusi është një klub që ka një emër të madh në të gjithë botën, ka pranuar sulmuesi i talentuar brazilian që luan për Santos. Edhe se Interi ka prestigj, por unë do të preferoja të vishja fanelën e Juventusit. Për momentin jam tek Santosi dhe do të nderoj këtë kontratë". Sipas asaj që shkruan 'Corriere dello Sport', ndërkohë Zonja Vjetër është shumë pranë Mario Gomez, qendër sulmuesit të fortë të Bajern Mynih, që këtë vit ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje. Sulmuesi i kombëtares gjermane nuk ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin holandez Luis Van Gal dhe mund të largohet në muajin janar. Fabio Paratici e ndjek prej kohësh dhe ka takuar që në Bazel menaxherin e tij për të arritur një marrëveshje.