Sa herë që mesfushori e ka nisur ndeshjen si titullar, Juvja nuk ka pësuar asnjë humbje
Një fillim i sezonit i vështirë e në ngjitje: trajner i ri dhe organikë e rinovuar. Pastaj rrokada. Kundër Xhenoas, Juventusi arriti rezultatin e nëntë pozitiv radhazi. Nëse Melo kujdeset me sasinë mbi linjën e mesfushës, cilësia i takon e gjitha Alberto Akuilanit: “Del Neri më kërkon gjëra të sakta dhe unë përpiqem ta ndjek. Më jep besim dhe unë kam besim. Ky faktor është vendimtar, - tha ish-mesfushori i Romës dhe i Liverpulit.
- Sikundër fitorja në “Marasi” është e rëndësishme, është fryt i mendësisë së duhur, i një Juventusi të vërtetë. Por për të luftuar për titullin duhet të marrim pikë pikërisht në fusha të vështira si kjo e Gjenovës. Ky triumf do të ketë ndikim më vonë. Megjithatë parapëlqejmë të mos flasim për titull: të shohim se ku do të jemi me renditjen në prill”.
Kampioni i rritur nën hijen e Totit dhe i destinuar për shumë kohë të përfaqësojë Romën e së ardhmes së bashku me De Rosin, e pa veten një ditë jo shumë larg “sakrificës” së Sensëve për të fituara para. Talent gjithnjë i gatshëm të shpërthejë, por i frenuar nga ankthi i dëmtimeve, nuk pati mundësinë të spikasë në Angli, me fanellën e Liverpulit, me të cilin luajti 18 ndeshje dhe shënoi 1 gol.
Vjen te Juvja në verë, 26 vjeç në formën e huazimit për 16 milionë euro. Në 13 ndeshje kampionat ka luajtur vetëm 9-të si titullar, të cilat korrespondojnë të gjitha pa asnjë humbje me praninë e tij në fushë. Një Juventus i pathyeshëm me 5 fitore dhe 4 barazime. Por ato që të lënë mbresë më shumë janë epitetet, elozhet për ish-romanistin, i cili me fanellën bardhezi ka përshtatur shumë aspekte të formës së tij, duke u kthyer në një “gjeni” teknik.
“Gjeni” që spikat në mënyrë të dukshme nëse mendohet historia e mesfushës juventine, e përbërë nga fiziku, muskujt, vrapimi dhe qëndrueshmëria. Cilësi që nuk i mungojnë as një Akuilani “mjeshtër i regjisë”, që shpesh “predikon në shkretëtirë”, që “nuk humb asnjëherë topat”.
Ka “teknikë”, “inteligjencë taktike”, dhe mund të besojë te një “repertor i mbushur me krosime dhe pasime elegante”. Të mos harrojmë, që nuk figuron akoma të ketë marrë një karton të verdhë. Në fund, për momentin, Alberto Akuilani ka në duar “çelësat e manovrës së lojës së Del Nerit”.