24 nëntor 2010

Bonuci: "Në Xhenova ishte një provë force"

Për këtë situatë në skuadrën bardhezi ka folur Leonardo Bonuci që ka treguar ndjenjat pozitive në dhomat e zhveshjes dhe gëzimin për rezultatet e mëdha pozitive që ka arritur skuadra, e cila është e bashkuar dhe kërkon të arrijë një tjetër sukses kundër rivalëve historikë të Fiorentinës. "Të fitosh në Marasi, e dinë të gjithë, që nuk është asnjëherë e lehtë. Por, ne ia kemi arritur qëllimit! Fitorja e arritur të dielën është një provë e rëndësishme për vlerën e kësaj skuadre, për një Juventus që kërkon dhe di të jetë protagonist, i një Juventusi që është në një rritje të vazhdueshme dhe që shumë shpejt, e ndiej, do të jetë akoma dhe më e madhe. Fitorja 2-0 të dielën është qershia mbi tortë e një serie pozitive ndeshjesh: njëmbëdhjetë ndeshje pa asnjë humbje do të thonë që, sigurisht, mund të luajmë një rol të rëndësishëm në këtë kampionat, dhe jo rastësisht, tre pikët e arritura kundër Xhenovas na japin mundësi të qëndrojmë pranë kryesuesve. Tashmë, vazhdon komentin e tij mbrojtësi bardhezi, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të mbajmë lart përqendrimin edhe në ndeshjet e ardhshme: e para, ndër të gjitha ajo kundër Fiorentinës të shtunën. Nuk harrojmë në fakt që klasifikimi është i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është të luajmë mirë ndeshje pas ndeshje, duke lënë mënjanë një moment renditjen; dhe nëse kjo do të thotë të arrish aty ku ne dimë të arrijmë, akoma dhe më mirë".