Juventusi është në pritje të një vendimi për kthimin apo jo të Scudettos së marrë nga Interi në vitin 2006, ndërsa tani është shprehur kryetari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Giancarlo Abete, i cili ishte indiferent sa i përket kërkesës së Bianconerëve.
“Synimi ynë është që ta shqyrtojmë apelin e Juventusit kur të jetë koha e duhur dhe kur të kemi marrë dritën e gjelbërt nga zyra federale. Une dua t’i kujtoj njerëzit se zyra federale ka filluar aktivitetin kur faktet e reja janë paraqitur në gjykatë. Për çdo rast, ne nuk mund të hymë në një territor i cili nuk na takon dhe që nuk është kompetencë e jona”, theksoi Abete.
Interi mori Scudetton e Juventusit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa janë bardh e zinjtë ata që tani kërkojnë kthimin e titullit i cili sipas tyre i takon Zonjës së Vjetër.