Juventusi vihet pas Johnsonit..
Torino, 2 nëntor - Krerët e Juventusit kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, Glenn Johnson, shkruan të hënën "Tuttosport". Skuadra italiane synon të forcojë repartin e mbrojtjes në miniafatin kalimtar të janarit dhe Johnsonin e sheh si përforcimin e duhur. Në rast se dështon transferimi i mbrojtësit anglez, atëherë drejtuesit e Juventusit do të fokusohen te mbrojtësi i djathtë i Parmës, italiani Christian Zaccardo. Ky i fundit është treguar i gatshëm të largohet nga Parma gjatë janarit.