Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri pritet të largohet në janar, Aston Villa mund të jetë destinacioni i tij të ardhshëm.
Sipas mediave angleze, Aston Villa ka ofruar një shumë prej €8.5m për sulmuesin.
Bianconerët do ti përdorin fondet nga shitja e Amaurit, për të transferuar sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema që në janar.
Për Amaurin është i interesuar edhe Milan, por Aston Villa ka shfaqur interesim serioz.
Shansat që Amauri të vesh përsëri fanelën bardh e zi janë shumë të vogla, pasi ai pësoi një lëndim në gjurin e majtë dhe prognoza për rikthim është rreth 2 muaj.