06 nëntor 2010

Spitali Juventus

Juventusit i mungonin 15 futbollistë në barazimin 0-0 me Salzburgun në Europa League, të enjten. Bianconerëve kjo përballje u kushtoi edhe dy futbollistë të tjerë të lënduar. Trajneri Luigi Del Neri ka pranuar se është i brengosur nga gjendja emergjente. Në ekip janë ftuar futbollistët juniorë.

Ndeshja kundër Salzburgut në Europa League, të enjten mbrëma, i kushtoi shtrenjtë Juventusit. Përveç rezultatit 0-0 që i vështirësoi atyre kualifikimin për në fazën eliminatore të garës, pasi Bianconerët kanë tri pikë më pak se Manchester City dhe Lech Poznan – dy xhiro para fundit – skuadra gjendet në emergjencë për shkak të lëndimeve të një numri jashtëzakonisht të madh të futbollistëve.

“Më tepër jam i brengosur për gjendjen e të lënduarve se për barazimin 0-0 kundër Salzburgut në Europa League. Kjo është një garë e ndeshjeve të drejtpërdrejta, në të cilat mund të ndodhë gjithçka”, tha Del Neri pas ndeshjes për uebfaqen zyrtare të klubit. P

as lëndimeve të rënda të mesfushorit ofensiv, Jorge Martinez dhe mbrojtësit të majtë, Paolo De Ceglie (të cilët pësuan fraktura dhe i pari do të mungojë për dy muaj, ndërsa tjetri për tre-katër muaj) në fitoren 2-1 ndaj Milanit në San Siro të shtunën, Juventus humbi edhe dy futbollistë të tjerë në përballjen me Salzburgun, takim të cilin e filloi në mungesë të 15 futbollistëve (duke përfshirë dyshen Alberto Aquilani dhe Fabio Quagliarella, të cilët nuk kanë të drejtë loje) dhe e gjithë banka rezervë ishte e përbërë nga anëtarë të ekipit të juniorëve, një prej të cilëve ishte titullar, Manuel Giandonato.

Futbollistët që u dëmtuan të enjten mbrëma janë qendërmbrojtësi Nicola Legrotaglie i cili dyshohet se ka pësuar tërheqje muskulore, ndërsa tjetri, mesfushori i krahut, Milos Krasic, i cili sipas trajnerit Del Neri ka pësuar një dëmtim më të lehtë, por i cili edhe ashtu është i suspenduar për ndeshjen e ardhshme kundër Catanias në Serie A, të dielën.

Në listën e futbollistëve të lënduar gjenden edhe: Gianluigi Buffon, Armand Traore, Alexander Manninger, Leandro Rinaudo, Zdenek Grygera, Vincenzo Iaquinta, Giorgio Chiellini, Felipe Melo, Davide Lanzafame.

Përveç këtij grupi të gjerë të futbollistëve të lënduar, Juventus deri më tani gjatë këtij sezoni nuk ka llogaritur as në mbrojtësin Fabio Grosso dhe mesfushorin Hasan Salihamidzic, të cilët nuk janë të lënduar, por nuk bëjnë pjesë në planet e Del Nerit, i cili megjithatë mund t’i ftojë në ekip për takimin e së dielës kundër Cesenas.

I vetmi qendërmbrojtës në dispozicion është Leandro Bonucci dhe të dielën përkrah tij – nëse nuk rikuperohet Legrotaglie ose Chiellini – mund të paraqitet danezi 19 vjeç,