Erjon Bogdani ka “zaptuar” vendin e titullarit në qendër të sulmit të Çezenës. Sulmuesi shqiptar do të jetë në krye të repartit ofensiv të kësaj skuadre, edhe për sfidën e së dielës në fushën e Juventusit.
33-vjeçari, i cili ka shënuar 3 gola në këtë sezon të Serisë A, do të kërkojë që të konfirmojë momentin e mirë edhe në Torino përballë bardhezinjve.
Në ndihmë të Bogdanit mund të vijë edhe fakti që “Zonja e Vjetër” paraqitet në këtë sfidë me mjaft probleme në mbrojtje, duke bërë që pas golit në portën e Milanit tashmë ai të ketë shansin t’i shënojë edhe Juventusit.
“Er-Bomber” ka hedhur sfidën, duke nisur nga miqësorja përgatitore që Çezena fitoi përballë Imolezes. Shqiptari ishte autori i një goli për ekipin e Fuikandentit, në ndeshjen e fituar me rezultatin e ngushtë 2-1.