03 nëntor 2010

Serie A – Del Piero perandorak ndaj Milanit

Java e nëntë në Serie A definitivisht do të mbahet gjatë në mend, për shkak të ndeshjeve ekstraordinere që i përjetuam, si ato derbi, ashtu dhe ato të parëndësishmet – kjo javë ishte interesante dhe javë që ra nën hijen e skandaleve të Antonio Cassanos.

Juventusi taktik ka arritur ta mposhtë një Milan tejet ofensiv në derbin e kësaj jave, i cili përsëri ra në ‘këmbë’ të legjendës së padiskutueshme – Alessandro Del Piero, që edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Serie A me 179 gola.

Interi nuk arriti asgjë më shumë se një fitore me ‘qykë të zorit’ ndaj Genoas, kurse Lazio mbajti kreun në tabelën e Serie A, falë një goli fenomenal nga Andre Dias. Roma ia doli që ta mposhtë Leccen dhe atë me vështirësi.

Formacioni më i mirë i javës së nëntë në Serie A (4-1-2-3):

Portier: Fernando Muslera (Lazio).

Mbrojtësit: Nicolas Burdisso (Roma), Walter Samuel (Inter), Andre Dias (Lazio), Yuto Nagatomo (Cesena).

Mesfushorët: Felipe Melo (Juventus), Alexis Sanches (Udinese), Andre Cossu (Cagliari).

Sulmuesit: Fabio Quagliarella (Juventus), Alessandro Del Piero (Juventus), Giampaolo Pazzini (Sampdoria).