03 nëntor 2010

Delneri: S'kam parë asnjëherë kaq dëmtime..

Është një Juventus i mbushur me zgjedhje të dyta në lojtarë dhe për më tepër shumë të rinj të cilët do të përballen me Salzburgun në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Europa League. Mbipopullimi I infermierisë e bën më të vështirë punën e bardhezinjve, por sipas Gigi Delnerit në raste emergjente Juventus gjithmonë ka arritur të bëjë gjëra të mëdha dhe ka gjetur motivime të mëdha. “ Në jetën time nuk më ka ndidhur kurrë të kem kaq pak fat por kjo nuk është për faj të përgatitjes atletike, por janë thjesh trauma”, ka thënë Delneri.