12 nëntor 2010

Ranieri: Do ta mposhtim Juventusin

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të bëjnë gjithçka që është në mundësitë e tyre për të mposhtur Juventusin.

“Ne përballemi me kundërshtar të madh, një ekip të mrekullueshëm, një skuadër të fortë, me një klub pretigjioz, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur”.

“Ky është vullneti ynë dhe ne duhet ta realizojmë këtë, por në futboll testet kurrë nuk marrin fund. Gjithnjë vjen një test dhe një tjetër, ndërsa kjo është bukuria e futbollit”, deklaroi Ranieri.