12 nëntor 2010

Del Neri: Do bëjmë ç’mos për ta mposhtur Romën

Fitorja ndaj Romës do ta definonte identitetin e ri të Juventusit dhe do t’i jepte formë prezencës së tyre në luftën për Scudetto, pohon trajneri Luigi Del Neri.

“Nesër do të hymë në fushë për të luftuar dhe për të fituar. Synimi ynë është që të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje dhe ne e dimë se si të bëjmë më të mirën kur kemi një moment të mirë”.

“Ekziston grup i ekipeve shumë të forta të cilat janë mirë të pajisura për të luftuar për Scudetto deri në fund. Është kampionat i hapur dhe nuk ka shumë zgjidhje, por janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne kemi një grup kompakt dhe situata së fundmi me lëndimet e kanë stimuluar ekipin. Ne po punojmë mirë, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Roma më e fortë se ne? Nëse bazoheni në faktin se grupi i tyre i lojtarëve ka qenë i njëjti si vitin e kaluar, atëherë do të thosha po. Ranieri gjithnjë ka qenë i mirë. Ai ka cilësinë ta ndihmojë Romën të forcohet”, u shpreh Del Neri.