Mesfushori i Juventus, Simone Pepe, mendon se fitorja e të shtunës ndaj Milanit, i ka dhënë më shumë siguri ekipit të tij.
“Kishim besim edhe më parë tek forcat tona, por tani kemi edhe më shumë”, shprehet Pepe.
Pepe ndaj Milanit luajti në rolin e mbrojtësit të majtë për herë të parë në karrierë dhe u përshtat mjaft mirë: “Gjithmonë e kam thënë që nëse është e nevojshme, trajneri mund të më përdorë kudo në fushën e lojës. Me pak sakrificë dhe vullnet mund t’i përshtatesh çdo roli.”
Përsa i përket titullit kampion në Serinë A, Pepe pret shkurt: “Unë fjalën titull nuk dua ta përmend. Të enjten luajmë në Europa League ndaj Salzburg.”...