Edhe më tej si dëshirë e Juventusit për afatin kalimtar të janarit përmendet sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ndërsa ideja për të marrë një sulmues në këtë afat ende nuk është shuar për torinezët.
Drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" mendojnë që në janar të sjellin uruguaianin Diego Forlan nga Atletico Madridi.
Vetë Forlan, futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror 2010 në Afrikën Jugore, ka paralajmëruar se është i gatshëm ta ndërrojë skuadrën, nëse i ofrohet ndonjë rast i mirë. Forlan ka kontratë me klubin e tij të tashëm deri në muajin qershor të vitit 2013.
Nëse dështojnë negociatat e Juventusit për ta sjellë në "Delle Alpi" Dzekon ose Forlanin, atëherë si opsione tjera mbeten Maxi Lopez i Catanias, Mauricio Pinilla i Palermos ose Alessandro Matri i Cagliarit, bëjnë të ditur mediet italiane.