
“Unë jam i kënaqur me fjalët që tha Andrea Agnelli për mua javën e kaluar, por nuk mendoj se Juventusit do t’ia kthejnë Scudetton. Zonja e Vjetër është dashur të mbrohet katër vite më parë”, theksoi Moggi npër Globo TV.
Massimo Moratti kishte deklaruar në një intrevistë tjetër se dëshiron edhe dy tituj tjerë nga Calciopoli, por kështu nuk mendon Luciano Moggi, që ia bën me dije presidentit Nerazzur që të vë gishtin në kokë dhe të mendojë tre herë para se të flasë një herë.
“Interi dëshiron edhe dy Scudetto? Moratti duhet të mendojë për pasaportat false dhe për telefonatat me dizejnatorët e gjyqtarëve, ashtu si për Giacinto Facchetin që i bëri presion një arbitri”, përfundoi Moggi.