Felipe Melo ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij të Juventusit pas fitores së të shtunës në Milan.
Braziliani ishte një prej lojtarëve më ët mirë në fushë në fitoren 2-1 në San Siro gjatë vikendit.
“Secilën herë fansat kërkojnë që të jemi 11 luanë në fushë, por ne bëmë më shumë se kaq. Askush nuk ka besuar te Juve, por ne kemi dëshmuar se jemi një ekip i shkëlqyeshëm. Kjo është fitorja e cila mund të na mbushë me energji.
“Mendoj se Juve i ri sapo ka lindur. Ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi në rrugë të duhur dhe mund të shkojmë deri në fund. Interi dhe Milani kanë diçka më shumë, por ne jemi në rrugë të duhur”, ka thënë Melo.