13 nëntor 2010

"Më mirë Toti se Del Piero"

Ranieri thotë se, Menez është i sigurtë se do të jetë në fushë, pastaj do të shikohet gjatë ndeshjes: "Çdo kampion ka karakteristikat e tija, shprehet Francesko Toti dhe Vuçiniç njihen prej shumë kohësh bashkë. Borrielo, ndërkohë ka kryer një lëvizje në ndeshjen e fundit që Toti nuk e priste. Por, forca e madhe e kampionëve është që dinë të luajnë në sintoni edhe brenda një afati të shkurtër kohe. Nëse është e vështirë të mbash Totin në bankinë? Nuk është e vështirë, sepse duhet të bëj më të mirën për Romën. E vështira nuk është të dërgosh Totin në bankinë, por të mos grumbullosh lojtarë si Antunes, që stërvitet gjithmonë dhe nuk e grumbulloj asnjëherë. Më vjen shumë keq. Me Totin, kemi një korsi preferenciale në sensin që kuptohemi shumë mirë gjithmonë. Por kjo nuk ndryshon zgjedhjet e mia për të mirën e Romës. Nuk jam penduar asnjëherë që kam mbajtur Totin në bankinë". Në fund edhe një lojë e vogël: kë do të preferonte ndërmjet Totit dhe Del Pieros? "Si trajner i Romës, buzëqesh, do të mbaja Françesko Totin".