13 nëntor 2010

Ranieri: "Juventusi është Juventus, por dëshiroj ta mund"

Romë (Itali)- Një rikthim prej ishi pa asnjë polemikë ("Blank? Preferoj të flas për futboll"), një ndeshje dhe përqendrim maksimal ("Brenda jam shumë grintoz") dhe me bindjen që ka në duar një skuadër "që ka karakter, cilësi dhe vazhdimësi në rezultate". Në prag të ndeshjes kundër Juventusit, Klaudio Ranieri provon të karikojë ambjentin, shprehet "që Juventusi ka kampionë të mëdhenj dhe një trajner të madh", por sqaron edhe që "unë dëshiroj të fitoj gjithmonë, pavarësisht çdo lloj kundërshtari që do të kem përballë". Pastaj, është e qartë, Juventusi është Juventus edhe se dëshiron të lërë pas të shkuarën kjo është një ndeshje nga ato që kanë shumë rëndësi: "Përtej kundërshtarit, shprehet Ranieri, bëhet fjalë për një pengesë të madhe. Kemi përballë një skuadër të fortë, të madhe, që vendoset mirë në fushën e lojës dhe është e ndërtuar nga kampionë të mëdhenj që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Por nuk do të jetë kjo ndeshje që do të në japë një shtytje drejt titullit kampion: janë të gjitha ndeshjet dhe të gjitha fitoret që të japin këtë energji".

Pra, një fitore njëra pas tjetrës, sepse, siç shpjegon mirë trajneri verdhekuq, "provimet nuk mbarojnë asnjëherë. Mbërrijmë më mirë se ata në këtë ndeshje? Nuk do të thoja, duke parë që ata janë përsëri përpara nesh në klasifikimin e përgjithshëm. Për dy vite, vazhdon Ranieri idenë e tij, Roma ka qenë shumë pranë titullit kampion. Duhet të punojmë dhe të kalojmë ndeshje pas ndeshje pengesat që do të na paraqiten përpara për të pasur mundësi të luftojmë edhe këtë vit". Ndërmjet pengesave, është edhe një listë me të dëmtuar që duket e gjatë që nuk shkurtohet asnjëherë, duke parë mungesat e paparashikuara të Pizarros dhe Perrotës: "Do të luajë Greco? Do të vendos në orët e ardhshme, nëse do të luajë nga fillimi ose jo. Ka zhvilluar dy ndeshje shumë të mira, duke hyrë në pjesën e dytë kundër Bazelit dhe Lacios. Pastaj ka luajtur të gjithë ndeshjen me Fiorentinën dhe ka pasur disa shqetësime të vogla. Nesër do të jetë mirë fizikisht, pikë së pari, që është edhe elementi më i rëndësishëm". Mbetet për t'u kuptuar se kush do të luajë në këtë ndeshje nga tre sulmuesit: "Menez, shpjegon Ranieri, luan mirë në çdo lloj pozicioni. Nëse mund të luajë sëbashku me Totin, Vuçiniç dhe Borrielon? Dhe të vendosin brenda dhe lojtarët e të rinjve? Kur dëshiron të luftosh për tre objektiva duhet të kesh shumë kampionë të vlefshëm, pastaj në çdo ndeshje do të luajë ai që ndihet më mirë. Duhet ta pranojmë këtë, sepse skuadrat e mëdha kanë kampionë të mëdhenj që ndonjëherë duhet të qëndrojnë dhe pushim për ndonjë ndeshje".