13 nëntor 2010

Krasiç: "Juventusi, ëndrra ime, dëshiroj ta jetoj deri në fund"

Torino (Itali)- Mesfushori serb është larg fushave për shkak dëmtimi: "Sistemi i lojës së Del Nerit është perfekt për karakteristikat e mia". Pas një vere të nxehtë dhe një fillimi të mirë të kampionatit, Milos Krasiç e ka ulur disi 'ritmin'. Skualifikimi pas ndeshjes në Bolonja dhe një problem muskular e kanë mbajtur në bokse mesfushorin e krahut serb, që duhet të kthehet në fushën e lojës në fund të muajit. Por ndërkohë, duke folur për mediat italiane, Krasiç ka dashur të bëj një bilanc të muajve të tij të parë në skuadrën bardhezi: "Duhet të falenderoj shokët e skuadrës, trajnerin dhe drejtuesit, që më kanë vendosur në kushte për t'u shprehur në mënyrën më të mirë, ka pranuar mesfushori serb. Dhe pastaj njerëzit: që më kanë mbështetur në një mënyrë të jashtëzakonshme akoma pa zbritur në fushën e lojës. Në fushën e lojës kam dhënë më të mirën time. Di, që jam zgjedhur për të përforcuar skuadrën dhe investimi ka qenë i rëndësishëm në shifrat e paguara. Po përpiqem ti kthej besimin drejtuesve. Roli im? Jam një mesfushor, jo një sulmues krahu. Jam shumë i lumtur për golat e mi, por detyra ime është të ndihmoj të tjerët të shënojnë. Nuk është një retorikë: më intereson që skuadra të funksionojë dhe objektivi im është të vendos sulmuesit në gjendje për të shënuar gola. Nëse pastaj më krijohet mundësia për të shënuar, akoma edhe më mirë. Sistemi i lojës së Del Nerit pastaj është perfekt për karakteristikat e mia: kërkon kujdes maksimal taktik dhe kujdes në mënyrën sesi skuadra duhet të qëndrojë në fushën e lojës dhe në lëvizjet pa top". Ish-mesfushori i Cska Moskës ka kujtuar edhe tratativën e gjatë që e ka sjellë në Torino në gushtin e shkuar: "Nuk mendoja për Manchester Sitin, mua më interesonte vetëm Juventusi. Për të realizuar ëndrrat duhet përqendrim maksimal, ka shtuar Krasiç. Juventusi është edhe klubi më i madh italian. Është një klub që ka fituar shumë dhe që ka ambicie dhe mundësi për të fituar përsëri gjithçka, në Itali dhe në Europë. Dhe pastaj është Del Piero: është bukur të luash me të dhe të kesh mundësi të mësosh shumë. Pas dy muajsh që jam këtu, mund të konfirmoj që Juventusi është pikërisht sesi e imagjinoja: ekziston gjithçka për të vendosur lojtarët në gjendje për të dhënë maksimumin. Është një ëndërr, ëndrra ime. Dhe dëshiroj ta jetoj deri në fund"...