06 nëntor 2010

Marotta: Del Piero nuk transferohet te Milani

Alessandro Del Piero nuk do të largohet nga Juventusi për t’u transferuar te Milani, garanton drejtori i Bianconerëve, Giuseppe Marotta.

“Del Piero te Milani? Nuk mendoj kështu. Fakti që Berlusconi e vlerëson atë shumë, është kompliment për lojtarin, por Del Piero nuk dëshiron të luajë me fanellën e Milanit”.

“Agjenti i tij ka thënë se Alex do të jetë lojtar i Juventusit. Së shpejti do të ketë një takim në tavolinë me presidentin Andrea Agnelli”.

“Stadiumi i ri do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm dhe nëse Del Piero shpreson të luajë aty, atëherë nuk do të ketë probleme”, deklaroi Marotta. /