10 nëntor 2010

Kualjarela dhe Groso

Kualjarela është duke bindur gjithmonë e më shumë në këtë moment: "Kishte nevojë të luante dhe pastaj këtu ka gjetur një ambjent ideal për karakteristikat e tija. Shënon gola është e vërtetë, por edhe sakrifica është në ADN e tij, ndihmon shumë skuadrën. Pasi ka mbërritur në një gjendje jo shumë të mirë pas Botërorit të Afrikës së Jugut, tashmë është duke u rikthyer në formën më të mirë dhe dallohen edhe cilësitë e tija teknike". Groso dhe Saliamixhiç janë përsëri të rëndësishëm në skuadër. Do të jenë deri në fund të sezonit apo deri në momentin kur do të mbarojë emergjenca? "Tashmë janë rikthyer përfundimisht në vendet e tyre. Por nuk kanë qenë asnjëherë jashtë skuadre. Impenjimi i tyre është i rëndësishëm: Groso, të dielën ka zhvilluar një ndeshje për t'u respektuar nga niveli që tregoi. Por edhe Saliamixhiç kur ka hyrë ka luajtur shumë mirë. Janë dy lojtarë shumë të motivuar"...