10 nëntor 2010

Klasifikimi dhe Breshia

Çfarë efekti të vjen kur qëndron në zonat e larta të klasifikimit? "Normale. Ndër të tjera them që nuk shikoja më parë klasifikimin kur nuk kemi qenë duke ecur shumë mirë dhe nuk e shikoj as në këtë moment. Duhet të përmirësohemi përsëri, duhet të jemi si të dielën: të vuajmë për të marrë pikë të rëndësishme". Të mërkurën përballë bardhezinjtë do të kenë Breshian: "Është një ndeshje e rëndësishme për ecurinë tonë në kampionat. Ata janë në gjendje shumë të mirë, kanë barazuar në San Siro kundër Interit. Do të jetë një tjetër betejë e fortë". Të mërkurën është Breshia, pastaj ndeshja e madhe kundër Romës. Del Neri do të mendojë edhe për verdhekuqtë kur do të hedhë në fushën e lojës formacionin të mërkurën? "Absolutisht jo. Ndër të tjera nëse mendoj kështu ska kush të luajë? Unë? Shpresoj që të rikuperoj Kielinin, Amauri dhe Traore, ndërkohë nuk do të jenë në këtë ndeshje". Amauri përsëri jashtë… "Duhet ta rikuperojmë, do ta hedh në fushën e lojës vetëm në momentin kur do të jetë me të vërtetë mirë fizikisht. Nga ky moment e në vazhdim nuk do të hedh asnjëherë asnjë lojtar në fushë pa qenë në gjendjen e tij më të mirë fizike, duke larguar në këtë mënyrë kritika të padrejta që mund ti drejtohen lojtarëve". Iakinta sa minuta mund të luajë? "Varet edhe nga ajo që do të ndodhë në fushën e lojës. Shpresoj që të luajë më shumë të dielën"..