17 nëntor 2010

Kthimi i Moxhit: Te Palermo me Lipin?

Luçiano Moxhi është në pritje të përfundimit të skualifikimit 5-vjeçar nga futbolli italian, që do të ndodhë më 25 korrik 2011. Ish-drejtuesi i Juventusit dhe i akuzuari kryesor për skandalin “Calciopoli” synon të rikthehet në një rol drejtuesi në skuadrat italiane. Përjashtohet mundësia që “Big Luçiano” të afrohet te Juventus, qoftë edhe si këshilltar. Moxhi vazhdon të jetë këshilltar i presidentit të Palermos, Zamparini. Sipas projektit të tij të ri, mendohet që gjatë sezonit të ardhshëm sicilianët do të kenë Marçelo Lipin si trajner dhe Perinetin si drejtor sportiv...