Kapiteni 36-vjeçar është duke e menduar të ardhmen e tij, pasi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Juventusit.
“Nuk është se dua të vazhdoj karrierën time vetëm për të luajtur. Dua të luaj pasi jam në gjendje të bëj një nivel të caktuar të performancës”, ka thënë Del Piero për Radio Deejay.
Juve është në garë për Scudetton këtë sezon, por Del Piero iu ka thënë fansave se caku primar do të jetë përfundimi në top treshin më të mirë.
Del Piero: Objektivi ynë është Championsi
Kapiteni bardhezi heq dorë nga titulli dhe zbulon: Deri sa të zbavitem, do të vazhdoj të luaj
Kanë kaluar pak ditë, Por Aleks Del Piero është rikthyer të flasë për ndeshjen ndaj Romës. Barazimi me verdhekuqtë i rri pak “ngushtë” kapitenit të Juventusit, por keqardhja për mungesën e fitores, shoqërohet nga bindja se kampionati është akoma i hapur. “Duke bërë llogaritë, rastet më të mira i patën ne, por duhet vlerësuar edhe cilësia e paraqitjes së kundërshtarëve tanë, - pranon Del Piero. - Një ndeshje e ekuilbruar, si kampionati që vazhdon të prezantojë një renditje me shumë skuadra që kanë mbledhur pikë thuajse njëlloj: gjithçka është akoma e mundur”.
Del Piero më pas përqendrohet te takimi i ardhshëm në “Marasi”: “Transferta piknik (si orar, në 12:30), ndaj Xhenoas, që vjen nga dy fitore radhazi, nuk është një ndeshje e lehtë”.
Alesandroja nuk dorëzohet akoma dhe rithekson ambicien tashmë të njohur të “Zonjës”: “Juvja synon të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, por objektivi ynë më i rëndësishëm është të rigjejmë krenari dhe ndërgjegjësim në forcat tona, - vazhdon 36-vjeçari juventin.
- Duam ta mbyllim sezonin me kokën lart, për të fshirë sezonin e shëmtuar që zhvilluam vjet dhe për të vendosur gjurmën e parë për ndërtimin e një të ardhmeje të rëndësishme”. Pavarësisht se sapo ka mbushur 36 vjeç, Del Piero nuk ka absolutisht ndër mend të varë këpucët në gozhdë. Më shumë se kur të tërhiqet, Del Piero shprehet i përqendruar në rrugën që do të ndjekë:
“Unë do të vazhdoj përpara deri sa të zbavitem dhe deri sa shëndeti të ma lejojë. Pastaj kur të tërhiqem nga futbolli, shpresoj të pushoj dhe do të merrem me disa gjëra të miat personale. Të ardhmen time e shoh gjithnjë në Torino. Jam në sezonin tim të 18-të në këtë qytet, gjysmën e jetës sime e kam kaluar pikërisht këtu”.
Juventus, mbulesa është gjithnjë e shkurtër. Emergjenca, pasi kishte rënë në sulm (duke e detyruar Del Pieron të sforcohet disi) dhe pasi u transferua në mbrojtje (duke e detyruar Del Nerin të bëjë ndryshime taktike dhe aktivizojë të riun Sorensen), tani ka marrë “shtëpi” në krah: qendra e dyfishtë (gravitetit) e lojës së Del Nerit. Pepe është i pezulluar, Martinez do të qëndrojë në “bokse” deri në janar, Krasiç është drejt riaftësimit.
Nën vëzhgim është edhe Markizio, mesfushor që trajneri bardhezi e ka ricikluar shpesh në anësor. Është rikthyer para dy ditësh nga Koverçiano me një prognozë 2-3 ditë për një problem muskular në kofshën e djathtë. Kësisoj mesfushori “axurr” është në dyshim të fortë për sfidën e së dielës në shtëpinë e Xhenoas.
Anësorët e vetëm janë Lanzafame dhe Salihamixhiç, jo pikërisht zgjedhje të para: i pari sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë, i dyti sapo është ribashkuar me grupin me Groson, duke mos luajtur asnjëherë mes titullarëve. Nëse Krasiç e Markizio nuk do të riaftësohen, Del Neri do të jetë i detyruar t’i besojë Lanzafames në krahun e djathtë, Akuilanit e Melos në qendër e Sisokos ose Salihamixhiçit në të majtë..