10 nëntor 2010

Del Neri: "Del Piero është pika e referimit tek Juventusi"

Torino (Italy) - Sot nuk ka sesi të mos jetë dita e Alesandro Del Pieros. Kapiteni i Juventusit ka mbushur 36 vite dhe kështu që edhe Del Neri e kurorëzon këtë ditë: "Nuk e kam takuar akoma, por i kam dërguar urimet e mia. Diferencën në këtë moment nuk e ka bërë vetëm ai ose Krasiç ose Del Neri, e ka bërë Juventusi. Por, ndërkohë duhet të them që Aleks për ne është një pikë referimi. Nëse do të mbajë këtë energji, këtë entuziazëm që tregon, do të luajë përsëri në nivele të larta dhe për disa kohë. Ka nevojë për një moment pushimi, por mendoj që do të arrijë të nxjerrë maksimumin nga karakteri i tij. Një karakter që, ndër të tjera, është duke ja transmetuar skuadrës. Nesër Del Piero do të luajë sigurisht".