18 nëntor 2010

Juventus e Palermo insistojnë për "Behramin"

Zërat e fundit, që arrijnë nga Italia, flasin për një interesim të ringjallur të Juventusit për mesfushorin kosovar Valon Behrami.

Sipas ueb faqes italiane tuttomercatoweb.com, 25 vjeçari i West Ham United, i cili gjatë verës ishte pranë kalimit në Romë, por edhe në Cesena, është nën radarin e “Zonjës së Vjetër”.

Kjo e fundit e ka si objektiv primar 27 vjeçarin e Palermos, Mattia Cassani, por ai ka kontratë me klubin Rosanero deri në qershor të vitit 2013. Andaj pista Behrami duket më e lehtë për 27 herë kampionin e Italisë.

Përfaqësuesi zviceran është objektiv i vjetër edhe i Palermos. Në rast se mbrojtësi i krahut, Cassani do të transferohej te Juventus, presidenti Maurizio Zamparini do të lëvizte menjëherë për ta transferuar mitrovicasin qysh në janar.

Po ashtu, edhe Roma llogarit që ta ketë ish futbollistin e Lazios në ekip prej janarit. Sipas mediave angleze, mesfushori i djathtë kosovar vlerësohet 3 milionë funte (rreth 4 milionë euro) nga klubi londinez.