Telefonata mes administratorit të Milanit dhe Meanit
Ditët e fundit kanë dalë në pah disa telefonata komprometuese të një prej drejtuesve më të lartë të Milanit në 2006, administratorit të përgjithshëm, Adriano Galiani. Bëhet fjalë për një përballje Juventus-Milan pikërisht në kohën e kampionatit “Calciopoli”. Aktualisht, nuk ka më një duel kokë më kokë. Por, telefonatat janë thjesht një duel mes Milanit dhe Meanit. U shërbejnë mbi të gjitha atyre që duan të evitojnë një dënim për pjesëmarrje në organizatë kriminale: Moxhi do t’i përdorë për të bërë të kuptohet, se për spostimin e javës së 30-të ishte shumë më influent Galiani. Sepse, të dëgjosh ish-presidentin e atëhershëm të “Lega”-s, Galianin, i ka meritat (e rikuperimit të amerikano-jugorëve e Shevës pas kombëtares) e shtyrjes së javës për shkak të vdekjes së Papa Vojtilës. Kjo ndoshta do të ndihmojë të kuptohet, se Moxhi nuk ishte i vetmi (siç thuhet edhe nga akuza sportive) i plotfuqishëm i futbollit. Dhe të dëgjosh të thuhet, kujt ndikonin në emërimet e gjyqtarëve, Galianin, konfirmon se ai ishte njeriu i pushtetshëm i futbollit italian. Fjala “ish” në raportet e karabinierëve injorohet.
Përgjimi: Ja telefonata (me shkurtime) e Meani-Ramaçioni-Galiani e 3 prillit 2005, ora 12.07, pas vdekjes së Papës: flitet, por pa përcaktuar shumë rolin e Milanit në lidhje me këtë çështje.
Meani: Ç’kemi Silvano (Ramaçioni, menaxheri i skuadrës). Po çfarë kanë bërë? Kanë shtyrë kampionatin. Po, po. Nëse do të kaloj presidentin, të ta kaloj. Është shtyrë.
Galiani: Leonardo?
M: Doktor?
G. Pra e kemi shtyrë, luajmë të shtunën në 20.30, madje në 18 me Breshian, pastaj të dielën shkojmë në Siena.
M. Patjetër pa Kaka.
G. Po sipas teje, unë fle?
M. Jo.
G. Ju mendoni se unë fle, çfarë thua.... Edhe pse ai biri i k.... Moxhi, të them unë: Moxhi, i cili është një bir k...., ia kam thënë edhe Kostakurtës. Madje ka marrë në telefon Preciozin (dhe i ka thënë) Adriano e ka bërë enkas, kështu që mund të rikuperojmë amerikano-jugorët dhe Shevçenkon, e kanë spostuar me një javë. Me Interin tashmë e kemi. Më pas mendojmë për ata të Torinos, e kemi sistemuar sepse çifti Moxhi-Kapelo është?
M.: Është vrasës?
G.: Ashtu si Kapelo-Sensi, iku Kapelo, Sensi na u bë sërish mik. E kemi hequr qafe vitin e kaluar (Roma e Kapelos humbi sprintin për titull ndaj Milanit), do e heqim qafe edhe këtë vit (kur punonte te Juve). S’ka problem (qesh). Kuptova Leonardo. Është plot me k...., të cilëve po nuk u tërhoqe veshin, nuk kuptojnë?
M: Edhe pse kam parë që gjatë shortit doli Kolina (gjykon Fiorentina-Juve 3-3 më 10 prill 2005): megjithatë është pozitive.
G.: I qetë, vigjilo gjithçka.
Pas Siena-Milan 2-1 telefonata Meani-Galiani e 19 prillit 2005
G: Ke folur me dezinjatorët?
M: O Zot, sigurisht që kam folur. Nuk e ka parë që në makinë ishte Ançeloti dhe e kam mallkuar, e Ançeloti më tha: po çfarë i thua.
G: Kujt?
M. Bergamos e Maceit, sepse Paireto është në Gjermani
G: dhe çfarë thonë këta zotërinjtë?
M: Dh..... në brekë: gjëra rrethanore? “Kush e mendon një gabim të tillë nga ai (Baljo)”. Me një skuadër si Milani, për një gabim të vogël e mban ulur flamurin. Këta janë njerëz të përgatitur psikologjikisht. Kështu shqetësoheni më shumë për Palermon? E ke parë listën e gjyqtarëve? Na çuan madje Puljisin (shumë mik i Meani). Tani, i kam thënë, është e ndaluar të gabosh dhe e ndaluar të gabosh edhe nga ana tjetër (e Juves), por në sensin e kundërt. Kjo është një periudhë e vështirë.
G: E di, e di.
M: Edhe pse ai më bën: jeni në avantazh gjithsesi? (pas anulimit të golit të Shevës, Milan shënoi me Krespon 1-0). Doktor, foli dje Kolina (me të cilin do të fliste në mënyrë sekrete për një të ardhme si dezinjator: kujtojmë që në atë kohë, që për zgjedhjen e desinjatorit shërbente miratimi i presidentit të “Lega”-s, Galiani)? E kërkoi.
G: Jo.
M: Shiko se do ju telefonojë.
G: Tani e marr unë.