Juve në alarm për mbrojtjen kundër Çezenës
Sikur të mos mjaftonte mungesa e Krasiç (i pezulluar), ndeshja në Europa League kundër Salsburgut ka sjellë lajme të tjera të tmerrshme për Xhixhi Delnerin. Kundër Çezenës, trajneri i Juventusit duhet të bëjë llogaritë me një mbrojtje “të gjymtuar”. Për shkak të mungesave të Gorxho Kielinit e Nikola Legrotaljes, drejtuesi i stolit bardhezi do të detyrohet të hedhë në fushë danezin e ri, Sorensen, ndërsa në të majtë do të aktivizohet Fabio Groso, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e parë sezonale. Ndërkohë, pritet diagnoza e dëmtimit të Milosh Krasiç.