18 nëntor 2010
GRANDEJUVE: Nje lige e vetme Shqiperi-Kosove, ide e shkelqyer
Tre muaj me vone Kosova do te festoje tre vjetorin e shpalljes se pavaresise, por nuk eshte njohur ende nga OKB-ja dhe per rrjedhoje futbolli i ketij vendi nuk mund te njihet nga UEFA dhe FIFA. Vetem pasi te jete pranuar anetare e dy organizmave te larte te futbollit nderkombetar, Kosova do te konkurroje me nje ekip te vetin kombetar, ashtu sikurse edhe klubet e saj te futbollit do te kene mundesi qe te garojne ne kompeticionet evropiane, "Champions" dhe "Europa Lige". Para se UEFA dhe FIFA te marrin vendimin, per te pranuar nje vend anetar edhe Kosoven, eshte hedhur ideja qe klubet e futbollit te Kosoves te formojne nje lige te perbashket me klubet e futbollit ne Shqiperi, cka do te thote se me tej futbolli kosovar nuk do ta prese me padurim njohjen nderkombetare nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s. Kanali televiziv "ABC news" ka hapur nje emision te posacem ne lidhje me nje organizim te tille te futbollit mes dy vendeve, madje ne kontinentin evropian kjo nuk do te jete eksperienca e pare. Klubet e futbollit te Uellsit, ne Britanine e Madhe, luajne ne nje lige te perbashket me ato te Anglise, ndersa Skocia dhe Irlanda e Veriut kane organizuar kampionatet e tyre. Te kater keto vende jane pjese perberese e Britanise se Madhe. Keshtu, do te jete e mjaftueshme qe te arrihet nje ujdi mes dy Federatave te Futbollit, qe Kosova dhe Shqiperia te formojne nje lige te tyren te perbashket, ne nje te ardhme te afert. Ideja e zhvillimit te nje kampionati te vetem, mes Shqiperise dhe Kosoves, ka gjetur perkrahjen e ish-lojtareve dhe trajnereve te shquar te ekipit tone kombetar. Agustin Kola, nje emer i madh i futbollit shqiptar ne vitet 80', theksoi per "GRANDEJUVE" se e perkrah kete ide dhe shtoi se nje kampionat i perbashket mes Kosoves dhe Shqiperise mund ti jape nje zhvillim me te madh futbollit shqiptar, si dhe do te ndikoje pozitivisht ne zbulimin e talenteve. Tifozet kuqezi gjate ndeshjeve te fundit, nje pjese e mire e te cileve vijne nga Kosova, jane shprehur pro nje ekipi kombetar te vetem, me moton: "nje komb, nje kombetare". Paralelisht, - "Me duket nje ide e shkelqyer," - theksoi Kola. - "Futbolli kosovar dhe ai shqiptar mund te hedhin se bashku hapa me te sigurte, ne te ardhmen." Pas shpalljes se pavaresise, ekipet kosovare pas perfundimit te gares nuk kane pasur mundesi qe te luajne ne kompeticionet evropiane. Ne rast se me tej do te organizohet nje lige e perbashket, futbolli mes dy vendeve do te kete me teper afrimitet dhe sigurisht ekipet shqiptare dhe ato kosovare do te shkembejne eksperience mes njera-tjetres. - "Futbolli kosovar ka pervoje te madhe," - theksoi Agustin Kola. - "Edhe ekipi yne kombetar, po te shohim, ne vitet e fundit ka pasur dhe perbehet aktualisht nga mjaft lojtare te shquar kosovar. Emrat e tyre njihen nga te gjithe." Agustin Kola i perket nje plejade te shkelqyer ne vend, kur ne vitet 80' futbolli shqiptar ishte shume prane endrres se madhe, per te prekur nje kompeticion me rendesi. Kola ishte pjese e ekipit tone perfaqesues, ne fitoren historike 2-0 ndaj Belgjikes, qe i afroi kuqezinjte ne ate kohe shume prane shansit te madh dhe historik, per t'u kualifikuar ne finalet e Boterorit 86'. A. Muraci Ideja Kanali televiziv "ABC news", ne nje emision te posacem televiziv qe ka nisur prej dy diteve, hapi debatin ne lidhje me krijimin e nje lige te perbashket mes Shqiperise dhe Kosoves. Trajnere dhe ish-lojtare e kane mbeshtetur kete ide, sepse me shume klube do te thote me teper cilesi dhe konkurrence. Kosova Kosova pas shpalljes se Pavaresise ka krijuar ligen e futbollit, por ekipet kosovare nuk konkurrojne ne kompeticionet evropiane. Gjate ketij sezoni gara po zhvillohet me rivalitet te forte. Prishtina konsiderohet favorite, per titull. Renditja: Prishtina 36 pike, Hysi me 30 pike, Besa 25, Liria 25, Trepca 23...