10 nëntor 2010

Dëshirat e Juves: Xheko, pastaj Benzema

Bardhezinjtë janë gjithmonë në kërkim të një sulmuesi të nivelit ndërkombëtar

Është e vërtetë, sulmi i Juves duket se është zhbllokuar: kundër Çezenës janë shënuar tri gola nga tre sulmuesit Kualjarela, Del Piero (penallti) e Iakuinta. Apelit i mungon gjithmonë Amauri, i cili nuk është zakonisht në fushë (për dëmtim) në tabelat e ndeshjeve (vetëm 3 gola në 12 ndeshje dhe të gjitha në turin paraeliminator të Europa League). Është pikërisht italiano-braziliani ai që rrezikon vendin: “Ish-sulmuesi i Palermos në aventurën e tij torineze nuk ka mundur të tregojë veten te “rosanerot”. Dhe tani po përkon një sulmues të vlefshëm. Në vend të parë të renditjes së merkatos është Juventusi. Sipas përshkrimeve të fundit të djeshme, është thënë se në një mbledhje Andrea Anjeli i ka hapur rrugën blerjes së Edin Xhekos për 35 milionë euro. Boshnjaku i Volfsburgut është prej kohësh objektivi numër një i “Zonjës së Vjetër”. Zërat e klubit e konfirmojnë të njëjtën gjë. Një tjetër e dhënë e fundit që të çon te Xheko, është fakti se sulmuesi i Mançester Sitit, Roke Santa Kruz, po kërkon kalimin pikërisht te Volfsburgu. Dhe më pas të mos harrojmë se boshnjaku është i gatshëm të luajë edhe në Europa League. Në vendin e dytë është Karim Benzema. Francezi dhe Zhoze Murinjo, me gjithë deklaratat “politikisht korrekte”, aktualisht kanë një marrëdhënie të vështirë. Shansi që trajneri portugez të pengojë largimin e sulmuesit në fjalë, janë të pakta. Përshtypja është se në ndeshjen e ardhshme, kundër Muricias në Kupën e Mbretit, të jetë titullar, por kjo është një mundësi e tij e fundit. Ndeshja e mëparshme u mbyll 0-0 dhe Murinjo doli në mbrojtje të lojtarëve të tij pas kritikave të shtypit spanjoll. Juve sigurisht shpreson se mund të realizojë uljen e çmimit të 23-vjeçarit, i cili në këto momente vlerësohet te rreth 25 milionë euro. “Zonja e Vjetër” mund të derdhë 35 milionë për afrimin e tij. Dhe ideja më e freskët është “Topi i Artë” i Botërorit 2010, Diego Forlan. Sipas zërave të fundit të merkatos, menaxheri Davide Lipi ka kontaktuar tashmë sulmuesi uruguaian. Gjatë javës së ardhshme do të ketë një takim mes dy klubeve. Tashmë për të qarkullon një ofertë për 22 milionë euro, edhe pse Juventusi do të synojë gjithnjë majën e klasifikimit. Ndërkohë që dje ka mbushur 36 vjeç sulmuesi i njohur i Juventusit, Aleksandër del Piero: 650 ndeshje te Juve (98 më shumë se Gaetano Scirea) dhe 279 gola (100 më shumë se sa Xhampiero Boniperti)...