Torino, 16 nëntor - Juventusi ka hyrë në negociata me Alessandro Del Pieron për zgjatjen e kontratës, por mediet italiane parashikojnë stuhi, pasi kusht për qëndrimin e tij në Torino është zvogëlimi i të ardhurave vjetore.
Raportimet për kalimin në Milan, dhe sipas informacioneve të fundit edhe në Bundesliga dhe MLS, tingëllojnë vërtetë qesharake. Por, italianët besojnë se marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit nuk do të kalojë aq lehtë, për çka Del Piero duhet të
mendojë për ndërrimin e mjedisit.
Del Piero ka festuar këtë nëntor 36 vjetorin. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Juventusit.