Gianluigi Buffon ka folur për të ardhmen e tij, duke i përgënjeshtruar zërat që flisnin për një largim të tij të mundshëm nga Juventus.
“Mendoj të qëndroj në Juve, pasi projekti i saj më pëlqen”, tha përfaqësuesi italian. Veterani Buffon e lavdëroi edhe portierin Storari, për të cilin thotë se e meritonte të ftohej në Kombëtare.
Kohëve të fundit flitej se ish portieri i Parmës, i cili ka mbetur jashtë fushës së blertë qe një kohë, për shkak të lëndimit, mund t’i bashkohet gjigantit anglez, Manchester United, për ta zëvendësuar holandezin Van Der Sar.