15 nëntor 2010

Del Piero: Gjithçka është e mundur

“Gjithçka është e mundur, duke parë ekuilibrin që është në kampionat”. Ky është mesazhi i Alessandro Del Piero në faqen e vetë të internetit.

Kapiteni i Juventusit nuk fsheh as zhgënjimin për barazimin me Romën.

“Me Romën duhet të fitonim. Kemi pasur më shumë raste se kundërshtari, edhe pse ka qenë një ndeshje shumë e ekuilibruar, ku duhen njohur edhe meritat e Romës”, është shprehur Del Piero.