Sipas trajnerit të Juventusit, Luigi Del Neri, asi i Palermos, Javier Pastore, do t’i përshtatej ekipit të tij, përderisa nuk mendon kështu për Antonio Cassanon.
“A mund të luajë Pastore për Juventusin? Natyrisht, si sulmues i dytë. Ai është fenomenal në krijimin e hapësirës për vete dhe kjo është diçka instinktive që nuk mësohet. Ai ma kujton Cristiano Donin dhe unë mund ta përdori Pastoren sikurse Donin te Atalanta. Ndoshta në një sistem 4-4-1-1 ose më mirë në 4-2-4 me dy anësorë të vërtetë”.
“Cassano? Unë kam punuar me të një vit më parë. Ai është me klas dhe gjithnjë e bën diferencën. Por ai është i paparashikueshëm dhe nuk dua askënd që mund ta ulë moralin e këtij ekipi të brishtë”, tha Del Neri për Tuttosport.