Trajneri i Juventusit, Luigi del Neri, ka bërë thirrje për unitet përkundër lëndimeve të shumta para ndeshjes ndaj Cesenas.
Amauri, Milos Krasic, Jorge Martinez, Paolo De Ceglie, Armand Traore, Gigi Buffon, Alex Manninger, Nicola Legrotaglie, Giorgio Chiellini, Leandro Rinaudo dhe Davide Lanzafame, të gjithë këta mungojnë, duke lënë hapësira të shumta në fushë.
“Gjithçka po shkon keq, por shpresoj se kemi karakterin për të qëndruar të bashkuar. Milos Krasic ka nevojë për 20 deri 25 ditë për t’u rikthyer nga ndrydhja, përderisa Nicola Legrottaglie ka nevojë për më shumë kohë”.
“Së paku Vincenzo Iaquinta është në gjendje të luajë edhe pse ai nuk mund ta nisë ndeshjen nga fillimi. Nuk ka nevojë të jesh Einstein për ta kuptuar se Fabio Gorsso do të luajë si mbrojtës i majtë dhe mendoj se ai do ta bëj këtë shumë mirë”.
“Ne nuk duhet të mendojmë për lëndimet, por të mendojmë për ndeshjet e radhës. Ne jemi të pafat me lëndime”, potencoi Del Neri. /