08 nëntor 2010

Buffon: Juventusi është klubi im

Torino, 8 nëntor – Portieri i klubit italian Juventus, Gianluigi Buffon, ka demantuar shkrimet në shumë media për transferimin e tij të mundshëm në Manchester United, i cili do të realizohet në janar.
Mediet italiane e transferuan Buffonin në United në bazë të informacioneve se me gruan kishte shikuar shtëpitë në këtë qyteti, si dhe menaxheri Alex Ferguson është admirues i madh i ish-portierit të “azurëve”.
Ai deklaroi se nuk i intereson Manchester United, dhe se klubi i tij është Juventusi.