08 nëntor 2010

Lojtarët në stërvitje, me grupin Chiellini dhe Traore

Biankonerët nuk patën shumë kohë për të shijuar fitoren kundër Cesenas, pasi që Juve do të luaj të mërkurën ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, kundër Brescias, dhe lojtarët iu rikthyen stërvitjeve.
Lojtaret që luajtën kundër Cesenas punuan në palestër.
Më vonë grupi ka qenë i angazhuar në një ndeshje praktike ku morën pjesë edhe lojtarë të primaveras si: Camilleri, Giandonato, Giannetti dhe Liviero.
Grupit iu bashkuan Giorgio Chiellini dhe Armand Traore, të cilët janë shëruar plotësisht. Me kolegët ka stërvitur edhe Amauri.
Të martën, në prag të ndeshjes kundër Brescia, Del Neri do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp në orën 14.00 në Qendrën për Media në Vinovo.