Xhiampiero Boniperti është një tifoz i Del Pieros, edhe pse nuk arrin ta pranojë faktin se i është “vjedhur” rekordi i golave të shënuar në Serinë A me fanellën e Juventusit. Ish-presidenti i “Zonjës së Vjetër” ka shpjeguar se si në kohën e tij ishte shumë më e vështirë të shënoje: “Do të kisha dashur të luaja me topat e sotëm dhe jo me ato rrangallë të kohës sime, ai top me qepjet që kishte mund të të çante kokën ose kaviljen, - ka thënë Boniperti.
Do të kisha dhënë gjysmën e rrogës time për të luajtur vetëm një pjesë loje, të paktën vetëm 20 minutat e fundit siç ndodh sot. Nuk duhet të anashkaloni një fakt: kam fituar klasifikimin e golashënuesve më të mirë me 27-të gola në një periudhë ku lojtarët e mëdhenj nuk mungonin si Valentino Macola që është renditur mbas meje. Futbolli i kohëve të sotme është një gjë tjetër për gjithë njerëzit që janë të pranishëm, mjekë, përgatitës atletikë, fizioterapistë, zëvendëstrajnerë”.