“Jam shumë i kënaqur për faktin se është organizuar një takim i tillë, më vjen gjithmonë mirë të shikoj gjithë këta juventinë”. Xhiampiero Boniperti nuk e di se çfarë është zilia, dhe është i pari që ka festuar për Alesandro Del Pieron, djali që pikërisht ai e ka çuar te Juventusi pothuajse njëzet vite më parë, dhe që tani ka thyer rekordin e tij të golave me “Zonjën” në Serinë A.
“Nëse më vjen keq? Shpresoj që të vazhdojë të shënojë”, ka thënë ai. “Si e kam ndërtuar karrierën si futbollist dhe drejtues te bardhezinjtë? Duhet gjithmonë pak fat, por edhe vazhdimësi. Unë kam qenë juventin para se të kaloja te Juventusi, kështu që mund të imagjinohet pasioni me të cilin i kam jetuar vitet pasardhëse, për mua ka qenë një argëtim”, ka thënë Boniperti.