09 nëntor 2010

36 vitet e Del Pieros, njeriut simbol të Juves


Aleks Del Piero fryn sot 36 qirinj dhe e gjithë bota e futbollit dërgon urimet më të mira për kampionin unik.
Unik, si numrat e tij: 650 ndeshje me fanellën e Juventusit (98 më tepër se Gaetano Shirea) dhe 279 gola (plot 100 më tepër se Xhiampiero Boniperti). Përmes një njoftimi në faqen personale në internet (Alessandrodelpiero.com), sulmuesi italian i falënderon të gjithë për urimet. Objektivi i radhës është fitorja në sfidën e nesërme kundër Breshias: “Të gjithë jemi të përqendruar për këtë ndeshje”.

Kapiteni bardhezi përdor një shprehje nga “Princi i vogël”, i Antonie de Saint-Exupery për të përshkruar atë që i ndjen shpirti: “Ja sekreti im. Është shumë e thjeshtë, nuk mund të shihet ajo që ke në zemër. Thelbësorja është e padukshme për sytë”.