Sulmuesi me origjinë braziliane i Juventusit rrëfen mbresat e para si lojtar i përfaqësueses italiane.
“Jam njeriu më i lumtur në botë, sepse të qenët këtu është për mua një realizim i një ëndrre. Përvec një triumfi personal, është edhe një moment krenarie. Pritja për grumbullimin në përfaqësuese më në fund përfundoi”, theksoi Amauri.
Ndërsa lidhur me grumbullimin e tij me përfaqësuesen e Brazilit, Amauri deklaroi se “është folur për një grumbullim të mundshëm timin me përfaqësuesen braziliane vetëm kur rashë në sy në Seria A. Por vendimi im në lidhje me përfaqësuesen e kujt shteti do të luaj ka qenë përherë i qartë. Jam shumë i lumtur për këtë grumbullim sepse e kam ëndërruar që dy vjet më parë”.
Amauri theksoi se po të shënojë gol kundër përfaqësueses së Brazilit për të do të jetë njësoj sikur të shënojë kundër çdo skuadre tjetë.