24 gusht 2010

Megjithatë, Diego lojtar i Wolfsburgut?

Wolfsburgu është shumë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit të Juventusit, Diego, në një ofertë të ‘përmirësuar’ prej 20 milionë eurosh.

Edhe Sky Sport Italia edhe La Gazzetta dello Sport pohojnë se zyrtarët e Wolfsburgut kanë ngritur ofertën e tyre, por duke mbyllur kategorikisht mundësinë për shitjen e Dzekos.

Nëse është e vërtetë se Wolfsburgu ka bërë ofertë prej 20 milionë eurosh, atëherë nuk duhet të befasohemi nëse e shohim në ndeshjet e ardhshme Diegon duke luajtur për klubin gjerman, pasi që një ofertë e tillë do ishte e parrefuzueshme marrë parasysh se do t’i afrohej 25 milionë eurove të shpenzuara vitin e kaluar nga Juve për ta sjellë nga Werderi mesfushorin kreativ brazilian.