01 gusht 2010

Marchisio: S’ka më vend për gabime

Mesfushori i Juventus, Claudio Marchisio beson se skuadra e tij është më e fortë dhe nuk do të përsërisë gabimet e sezonit të kaluar.Bardhezinjtë e përfunduan në vendin e 7-të kampionatin në Serie A, pasi humbën mundësitë që në fillim të sezonit.“Sezoni i kaluar më ka mësuar se asgjë nuk mund të merret lehtë. Edhe nëse je një ekip i madh dhe ndodhesh në krye duhet të luftosh për të ruajtuar pozicionin. Duhet të bëjmë gjithçka për të patur një nisje të mirë”, u shpreh Marchisio.