09 gusht 2010
Kielini, në fokusin e Arsenalit të Vengerit
Sipas shtypit britanik, Xhiorxhio Kielini ka përfunduar në shënjestër të Arsen Vengerit për të përforcuar mbrojtjen e Arsenalit. Përveç juventinit, Vengeri është i interesuar edhe për Vivianon. Dje të dy lojtarët janë grumbulluar në stërvitjen e kombëtares së Prandelit dhe në të ardhmen mund të bëhen shokë skuadre në atë të Londrës. Trajneri i “topçinjve”, pas pesë golave të pësuar nga Legia e Varshavës në një miqësore, kërkon me çdo kusht të përforcojë repartin e mbrojtjes. Zgjedhja e Vengerit paska rënë te lojtari 25-vjeçar i Juventusit, që çmohet prej kohësh dhe te portieri i Bolonjës. Operacioni i dyfishtë mund të kushtojë rreth 26 milionë euro. Kielini duhet të marrë vendin në mbrojtje të Uilliam Galasit, i cili është në prag të largimit. Për Juventusin, është mësymja e disatë për t’u refuzuar ndaj mbrojtësit të kombëtares.