23 janar 2011

Zarate te Juve - Legrottaglie në Gjermani

I kërkuar për një kohë të gjatë nga ekipi i Barit, Nicola Legrottaglie do të ketë mundësinë për t'u bashkuar me një klub Gjerman.

Sipas faqes 4-4-2.com, për mbrojtësin 34 vjeqar është i interesuar klubi gjerman Cologne.
Ndërsa Gazzetta dello Sport, njofton se Zonja e Vjetër është vënë në kërkim të sulmuesit të Lazios, Mauro Zarate. Romakët duket se janë të gatshëm ta shesin sulmuesin.

Sipas thashethëmeve të fundit Juventusi do të ofrojë një shumë prej 15.000.000 € plus shërbimet e Amaurit, për ta sjellë argjentinasin në Torino.